Instituti italian “Piepoli” ka publikuar mbrëmjen e djeshme rezultatet e sondazhit të tretë për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas këtyre rezultateve të publikuara në Report tv nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, Partia Socialiste do të merrte mandatin e tretë pasi do të votohej nga 47-51%.
Rritje do të kishte edhe për Partinë Demokratike, e cila nga 28.7% në zgjedhjet e 2017-ës do të shkonte në 33-37%.
Rënie drastike do të pësonte Lëvizja socialiste për Integrim, e cila do të merrte 4-8% të votave, në krahasim me 14.28% që ka marrë në vitin 2017.
Diskutime rreth kësaj post