Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka deklaruar para mediave se është kundër pikës 1 të kësaj marrëveshjeje.
Murrizi u shpreh se ai ka firmosur vetëm për pikën 2 dhe 3 të hapjes së listave dhe vijimin e dialogut gjithëpërfshirës për ndryshimet kushtetuese, por jo pikën e parë për votimin e Marrëveshjes së 5 qershorit.Para kamerave, ai ka treguar se cila është marrëveshja për të cilën ai ka firmosur.
Në shënimin e bërë nga ai në marrëveshje lexohet: “Jam dakord me marrëveshjen, por jam kundra pikës 1 dhe grupi Demokrat është kundër kësaj pike.”
Diskutime rreth kësaj post