Sot është inaugurimi i presidentit të zgjedhur joe Biden dhe zyrtarët e sigurisë njoftuan se kanë marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar sulme të mundshme.
Por, surpriza vjen nga një fshat në Kosovë, ku banorët do të nderojnë me një ceremoni Joe Biden.
Fshati i Ferizajt, Bibaj, ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj z.Biden dhe familjes së tij, pasi aty kalon rruga nacionale me emrin “Joseph R. “Beau” Biden”, rruga që përkujton dhe nderon emrin e të birit të ndjerë të Presidentit amerikan.
Ndaj sot, kryetari i fshatit Bibaj, Faton Haxhisaliu dhe këshilli organizativ kanë vendosr të përgatiten për ditën e inagurimit të Presidentit Joe Biden “në shenjë respekti”.
Ata kanë organizuar në orën 10:30 para shkollës së fshatit Bibaj, një ceremony modeste ku kanë ftuar edhe përfaqësues të KFOR-it!
Po ashtu, kanë vendosur mbi100 flamuj amerikanë dhe postera, rrugës nga Ura e madhe tek rrethi i autostradës me këtë mesazh: “Ne si popull shqiptarë do t’i jemi mirënjohës gjithmonë popullit amerikan! Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe popullin amerikan!”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post