Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zbuluar arsyen pse Teatri Kombëtar u shemb në një ditë të dielë, në orën 04:30 të mëngjesit.
“Nuk mund të ishte situatë normale përsa kohë që një grup njerëzish e kishin uzurpuar ndërtesën prej 2 vitesh e gjysmë. Janë bërë shumë dëgjesa publike, ku të gjitha palët kanë shprehur mendimin e tyre dhe ai grup i vogël kundër shembjes nuk do të kishte ndryshuar mendje në dëgjesa të tjera. Duke e ditur që do të kishte rezistencë, u zgjodh ajo mënyrë dhe ajo kohë për të shmangur përplasjen, që shumica të kryente detyrën dhe pakica të dëmtohej sa më pak”, – deklaroi Spiropali për A2.
Sipas saj, “asnjë qytetar nuk ka të drejtë të pushtojë një godinë”.
“Ata nuk lejonin që të hynin në teatër as qytetarë të tjerë. Ajo rezistencë u kthye në bërthamë politike që mbështetet nga opozita jashtëparlamentare. Besoj se kemi bërë gjënë e duhur pasi aty do të ngrihet një teatër dinjitoz. Ata që dalin në foltore të improvizuara, nxjerrin lista me këshilltarë bashkiakë, bëjnë thirrje për shpërndarje Parlamenti, janë të gjithë trushpëlarë”, – u shpreh Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post