• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse SPAK nuk po bën arrestime ‘VIP’ në Shqipëri? Ngjela flet me emra dhe paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

5 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend do të vihet drejtësia. Në një postim në rrjetet sociale shprehet i sigurt që kjo strukturë do ta çojë deri në fund misionin për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.

Ngjela shprehet se po pritet ndërhyrja drastike e politikës amerikane. Sipas tij, shqiptarët janë gati.

Spartak Ngjela shkruan:

“Antikorrupsioni shqiptar krijoi në Kosovë qeverinë e tij.
Antikorrupsioni në Tiranë nuk po strukturohet që të jetë afër pushtetit.
Politika amerikane duhet të shpejtojë në Tirane, me strukturimin përfundimtar të SPAK-ut, në funksion të eliminimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

Dy rrugë ka sot për shqiptarët: ose do të shkatërrohet Shqipëria prej korrupsionit të lartë shtetëror, ose do të shkatërrohet korrupsioni për të ndërtuar Shqipërinë moderne si shtet me prodhim industrial.

l.
Rama po kërkon ta bllokojë këtë ristrukturim modern të Shqipërisë. Domethënë Rama nuk po luan për interesin e Shqipërisë. Prandaj e zvarrit SPAK-un që të fitojë kohë. Krimi i organizuar luftohet bashkë me korrupsionin e lartë shtetëror, kurse Rama po kërkon bllokim me zvarritje.
Kjo tregon që pikërisht kështu po ia kërkojnë forcat që po përplasen në interesa të kundërta me politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Po ambasadorja amerikane e porsaardhur në Tiranë, çfarë po bën? Po bën ende vizita. Në fakt duhet të godasë hapur politikisht, për të treguar forcën kundrejt bllokimit që po kërkohet t’i bëhet Reformës antikorrupsion nga Rama, Meta, Berisha dhe Basha

A e di politika amerikane se Shqiptarët do ta prisnin me entuziazëm të lartë pro-amerikan, eliminimin e korrupsionit me proces penal antikorrupsion?
Në fakt, duhet ta dijë, sepse janë njëqind vjet interes amerikan për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe tani, Amerika, me shqiptarët, është në kulmin e forcës së vet në këtë zonë.

ll.
Antikorrupsioni për Shqipërinë dhe Kosovën është një kërkesë patriotike, kurse për të ardhmen e politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor, është një domosdoshmëri. Gadishulli Ilirik, ka mbi dymijë vjet që është qëndër e politikës së madhe botërore: ose Roma, ose Rusia ose Amerika – por, të tetë milionët iliro-shqiptare, sot, janë me Amerikën.
E di këtë ambasadorja amerikane? Sigurisht që e di, se është pikërisht ajo që përmendi njëqind vjetorin e ndërhyrjes së presidentit Willson në shpëtim të Shqipërisë.

lll.
Korrupsioni i lartë shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë, është me Beogradin dhe me Moskën. Sigurisht që këtë e di edhe politika amerikane. Atëherë?

Në Tiranë, korrupsioni i lartë politik i të dy krahëve, sot është i lidhur edhe me Pekinin, edhe me Moskën, prandaj po kërkon vetëm të bllokojë SPAK-un dhe të fitojë kohë.
Atëherë?
Po pritet ndërhyrja drastike e politikës amerikane. Kurse shqiptarët janë gati. Fjalët e tepërta nuk kanë më asnjë vlerë.”

Paraardhëse

Manjani del me bindje të plotë: Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tij të tretë. Ja çfarë e nxjerr ‘zbuluar’

Pasardhëse

“Javët në vijim do të jenë kritike”, Ditmir Bushati bën thirrjen urgjente

Pasardhëse

"Javët në vijim do të jenë kritike", Ditmir Bushati bën thirrjen urgjente

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.