Gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar në rubrikën “Opinion”, zhvillimet e fundit të aktualitetit në Shqipëri. Xhunga u ndal te zhvillimet për Reformën Zgjedhore, ku theksoi se shpreson që edhe te ne të vijë dita si në Kosovë, ku palët t’i binden Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shtoi se ata duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë reformë, pasi në të kundërt do të dëmtojnë veten.
“Reforma zgjedhore… ku ngeci, pse palët nuk arrijnë në marrëveshje, kush po kërkon më tepër?
Nuk e di ku ngec. Unë uroj që reforma zgjedhore të kalojë, uroj ta bëjnë bashkë e t’i shkojnë deri në fund. Rasti më i keq, por edhe I mundshëm, është të kalojë vetëm me votat e mazhorancës dhe të shkojmë në zgjedhje sin ë qershor.
Nëse duan të mos dëmtojnë së pari veten, mandej edhe publikun, duhet ta bëjnë bashkë. Zgjedhje të lira e të ndershme bëhen duke rënë dakord. Palët duhet ta gjejnë ku e kanë mesin e rrugës, te rezidenca e ambasadores Yuri Kim, apo te Soreca, se të shqiptarët nuk e kishin. Duhet ta gjejnë, sepse kjo do të ndikojë te karriera e tyre. Kur po vija, pashë dyqane me qira, po shfaqet kriza ekonomike, rrugës do të shfaqen edhe kriza të tjera. Le të merren me këtë, pastaj reforma zgjedhore.
Mua më gëzon reforma zgjedhore, ku të bëhemi dhe ne si Kosova, ku politikanët i thanë ‘po’ Gjykatës Kushtetuese. Në këtë ditë ku ka shkuar Kosova, uroj të shkojmë edhe ne, pastaj le të ndërrohen qeveritë. Kurrë mos paçim reformë zgjedhore, nëse do të jetë kurbani i reformës në drejtësi. Kush nuk ka vullnetin do të zëvendësohet nga ata që kanë vullnetin, palët e dinë shumë mirë se janë të zëvendësueshëm.” – tha Xhunga.
Diskutime rreth kësaj post