Protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë filluar ditën e djeshme, me organizatorët që shprehen se do të vazhdojnë gjatë. Në tubimin e fundit janë shënuar edhe incidente edhe mes vetë protestuesve.
Gazetarja Rudina Xhunga është shprehur se nuk mori pjesë në protestën e djeshme, pasi kishte frikë se mund ta dhunonin. Teksa ka diskutuar me qytetarët në Instagram për prishjen e Teatrit Kombëtar, ajo ka treguar se nuk mund të bëhet pjesë e një proteste kur rrihesh nga policia apo militantët se ke mendim ndryshe.
Komenti i Rudina Xhungës:
“Nuk ishte protestë. Nuk do të shkoj kurrë në një protestë, mban një shishe ujë në dorë dhe rrihesh se ke mendim ndryshe. Nga policia nga militantët, nga dreqi, nga biri”. – tha Xhunga.
Diskutime rreth kësaj post