Zëra nga LSI kanë shfaqur pakënaqësi në drejtimin të Lulzim Bashës. Një prej tyre është edhe kandidatja për deputete në Tiranë, Briseida Shehaj, e cila tha se gabuan që dolën nga Parlamenti dhe se nuk e dinin që lideri i PD kishte skenare të vetat.
Shehaj u pyet nga një qytetar se “Pse nuk japin dorëheqjen kryetarët e opozitës?”. Lidhur me këtë, ajo tha se kryetarja e LSI-së nuk ka pse të japë dorëheqjen, ndërsa tha se për të tjerët nuk i intereson fare: “Monika Kryemadhi s’ka asnjë arsye pse të japi dorëheqjen. 107 mijë vota LSI kundër këtij sistemi. Sa për të tjerët nuk na intereson fare se çfarë bëjnë.’
Diskutime rreth kësaj post