Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi thotë se Shqipëria ka marrë tre dronë modestë ‘Bayraktar’ nga Turqi, jo më të mëdhenjtë apo më të fuqishmit.
Në një intervistë televizive, Muzhaqi u shpreh se potenciali ushtarak është i domosdoshëm për shumë vende që shohin rreziqe reale për sigurinë kombëtare dhe teknologjia e përparuar është avantazh.
Ai shpjegoi se dronët Bayraktar të prodhuar në Turqi janë shumë të kërkuar, pasi kanë rezultuar shumë efikasë në fronte të vërteta lufte.
“Bayraktar është një firmë turke e re që ka të bëjë me një turk shumë të zgjuar që vjen nga Amerika, që ka qenë shumë i suksesshëm kohët e fundit. Kanë arritur të jenë të suksesshëm në fronte reale lufte si në Ukrainë dhe Siri. Turqit janë shumë të suksesshëm se arrijnë të bashkojnë shumë mirë peshën e lehtë, efikasitetin”, tha eksperti.
Diskutime rreth kësaj post