Partia Socialiste hoqi sot dorë nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Menjëherë pas bërjes publike të këtij vendimi ka ardhur reagimi i revoltuar i deputetit Lefter Maliqi.
Përmes një postimi në rrjetet socliale, Maliqi e konsideron Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës një lojë false, një aktrim. Sipas tij shumë shpejt Rilindja do të bjerë pasi rotacioni politik është i pashmangshëm.
“Portokalli,Estrad,Aktrim Rilindase…Miq po e ndiqni komisionin hetimor per Presidentin – Portokalline,estraden,aktrimin e Mao-Taos se Rilindjes. Vendimi : Presidenti sovran i unitetit kombetar dhe mbrojtes i Kushtetutes.Nje vit komision farse hetimor mbledhje pas mbledhjesh,akuza qesharake,dergime shkresash ne Venecia dhe fundi presidenti ka te drejt pra komisioni farse,aktrues ,leket tuaja i marrin per mbledhje te kota shume deputet jane shperblyer nga 3-4 komisione e udhetime jashte vendit etj.
Keta vetem aktrojne me farkeqesit tuaja ,pas termeteve derdhin lot krikodili ketu ne parlament dhe vinin me perparese e garushde ju ndanin miell e sheqer dhe u ndanin ushqime,ne pandemi e njejta gje,ky parlament kjo qeveri ka marr fund .Vetem aktrim,dhe votime kundra interesave tuaja ,ketu votohen PPP-te per Oligarket dhe cdo ligj kundra interesave tuaja.Ky sekt kriminal me enrin Rilindje me parlament e institucione te kapura,me banda e oligark,me krim e droge,me korrupsion galopant duke varferuar e cpopulluar vendin ,duke penguar integrimin Europian duhet shkaterruar me cdo mjet demokratik.Ndryshimi do ndodh,rotacioni i pashmangshëm”, – shkruan Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post