Nisur nga përplasjet e fundit, deputeti Muslim Murrizi u shpreh sot në Kuvend se opozita dhe qeveria bëjnë sikur sulmojnë njëri-tjetrin në sy të publikut dhe bashkëpunojnë për ndarjen e pushtetit.
Murrizi tha se në 30 vite ata kanë qeverisur bashkë dhe kanë festuar ditëlindjen e Rexhep Mejdanit.
“Natën mblidheni si kingat, si zogjtë. Dy ministrat tuaj dhe dy ish ministrat tuaj dhe bëni llogaritë kujt do i japim llokmën.
Në 30 vite keni qeveris bashkë si kingat. Këta bëjnë sikur zihen dhe kur i fton Rexhep Mejdani në ditëlindje bëjnë sikur kanë qenë dashnorë të përhershëm”, – tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post