Menjëherë pasi PS bëri publik raportin për shkarkimin e metës, ku thuhej se hiqej dorë, opozita parlamentare ka bërë veprimin e papritur.
Mësohet se opozita parlamentare nuk ka rënë dakord me maxhorancën, për heqjen dorë nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta dhe ka braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor.
Opozita i cilësoi lojëra mes maxhorancës e Presidentit, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e Metës.
Sipas raportit të Partisë Socialiste të prezantuar sot Komisionin Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.
Ndërsa deputeti i opozitës së re, Halit Valteri deklaroi se drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim të tyrin si opozitë parlamentare.
Deputetja e PS Klotilda Bushka tha se shkeljet e evidentuara nga Presidenti diktojnë ndryshimet ligjore dhe foli për masa për rregullime ligjore.
Diskutime rreth kësaj post