Një protestë e pazakontë ka ndodhur në Vlorë. Protesta ka ndodhur në lagjen “Lirim” dhe shkaku “provokues” ka qenë një lavash me leje, që tentoi të ndërtonte një 23-vjeçare, por që hasi në kundërshtimin dhe reagimin e banorëve të lagjes.
Sipas Policisë së Vlorës, mësohet se B. J., 23 vjeçe banuese në Vlorë, në bazë të një leje të marrë nga Bashkia, ka tentuar të ndërtojë një lavash, por është penguar nga banorët e pallatit.
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 19. 10. 2018, në lagjen “Lirim”, shtetësia B. J., 23 vjeçe banuese në Vlorë, në bazë të një leje të marrë nga Bashkia, ka tentuar të ndërtojë një lavash, por është penguar nga banorët e pallatit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.
Diskutime rreth kësaj post