Kreu i PDK-së, Nard Ndoka u shpreh se protestat e opozitës do të vijojnë nëse kryeministri Edi Rama nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e kushteve të Bundestagut.
“Nuk është e thënë që me protestat Rama nuk rrëzohet. Mund të ketë protesta të fuqishme që mund të rrëzojnë atë. Ne kemi një kryeministër që nuk ndikohet fare nga gjendja ekonomike e vendit.
Ne nuk shohim që do të reflektojë. Pati një goditje edhe nga presidenti francez. Faktori ndërkombëtar nuk mund të godasë drejtpërdrejtë por mesazhi ishte i qartë që detyrimet nuk janë plotësuar.
Është fati i madh që Bundestagu Gjerman janë në unison sa i takon 9 pikave. Politikat gjerman kanë një standard tjetër”, tha Nard Ndoka për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post