• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Kemi depozituar në SPAK me fakte dhe dokumente vjedhjet, thirrja për Altin Dumanin

10 June, 2024
në Kryesore, Politikë
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, Belind Këlliçi, në fjalën e mbajtur përpara protestuesve të mbledhur në tubimin e tyre të 11, ku kërkojnë dorëheqjen e Veliajt, i ka bërë thirrje kreu të SPAK, Altin Dumanit, lidhur me depozitimet me fakte dhe dokumente për çështjen e inceneratorëve por edhe afera të tjera, tha Këlliçi.

Janë shqetësuar dhe kanë vendosur një gjobë 300 mijë lekë, ndaj Aleancës për mbrotjen e Teatrit dhe avokates Adriana Kalaja dhe nuk shqetësohet Arli Naska dhe Erion Veliaj, se janë vjedhur 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës përmes 45 tenderave, 30 milionë euro me bandën “5D”, u shpreh Këlliçi.

Tensione në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, goditet me sende të forta një efektiv policie
Më tej, Këllici tha se së bashku me qytetarët nuk do të ndalen derisa Veliaj të japë dorëheqjen.

Pjesë nga fjala e Belind Këlliçit:

Për 11 protesta me radhë kemi denoncuar jo vetëm për Erjon Veliajn por edhe për bandën e tij.

Ka 3 drejtor në burg së bashku kanë vjedhur qytetarët, Taulant Tulla, Redi Molla, Erjon Rrapaj, Ermal Kapllanin, Arben Maloku hajdutin më të madh që kemi parë ndonjëherë.

Të gjithë këta së bashku kanë vjedhur e vijojnë të vjedhin përditë qytetarët.

Këtë javë kemi parë një hajdut tjetër të ngrejë kokën.

Ndërkohë qe ne prisnim të gjithë si qytetarë të Tiranës, një shenjë falënderimi për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, që vijon thuajse prej shtatë vitesh një protestë për një kauzë të drejtë, për Teatrin që të ngrihet aty ku ishte edhe ashtu siç ishte, dhe Aleanca vijon të protestojë për kauzë qytetare, çfarë ndodhi?!

Hajduti më i pasur në bashkinë e Tiranës, gjobaxhiu nr. 1 i bashkisë së Tiranës, Arli Naska, ish-drejtor i Tatimeve në bashkinë Tiranë, aktualisht drejtor në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, merr kurajën me një akt të turpshëm të gjobisë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe avokaten e Aleancës, Adriana Kalaja.

Dhe për çfarë?! Se qenka prishur godina e fasadës së hajdutit që quhet Erion Veliaj!

Janë shqetësuar dhe kanë vendosur një gjobë 300 mijë lekë ndaj Aleancës dhe nuk shqetësohet Arli Naska dhe Erion Veliaj se janë vjedhur 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës dhe të paktën, përmes 45 tenderave, 30 milionë euro me bandën 5D.

I bëjmë thirrje Altin Dumanit ca pret më edhe Dritan Prençit ne kemi depozituar me fakte vjedhjet e Veliajt dhe duam të dimë përse ju nuk hetoni, pse nuk zbatoni ligjin, për të gjitha aferat që ne kemi denoncuar.

Nëse mendoni se do lodhemi e keni gabim, ne do ju tregojmë qytetarëve se ca vidhni pse dhe do jua çjerrim maskën hajdutëve dhe bandës që vjedhin shqiptarët.

Paraardhëse

“Kam mbajtur larg ata që shtiren”, Çiljeta Xhilaga flet për rrugëtimin në “Ferma VIP”

Pasardhëse

‘Cënoi’ turizimin, Turqia ‘ndëshkon’ Google, e gjobit me shumën marramendëse

Pasardhëse

‘Cënoi’ turizimin, Turqia ‘ndëshkon’ Google, e gjobit me shumën marramendëse

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

Nga lajme2
18 June, 2025
0

Në vetëm 14 vite, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u...

Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

17 June, 2025

Kërkoi lirinë, Gjykata merr vendimin për Erion Veliajn

17 June, 2025

A i mungon BBV? Danja zbulon çfarë raporti ka me Laertin: Nisim ndonjë

17 June, 2025

Dafina Zeqiri emocionon me dedikimin e ndjerë për të birin: Mezi pres të të mbaj në krah

17 June, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.