Kryeministri Edi Rama do të shkojë sot në qarkun e Gjirokastrës, ku fillimisht do të ndalet në Tepelenë për të inspektuar nga afër punimet për zhvillimin e rrugëve dhe zonave rurale.
Ai do të ndalet dhe në kantierin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ku është hapur gjurma e tunelit të Skërficës. Sot, kjo rrugë është bllokuar për afro një orë nga banorët e Senicës pasi ata kërkojnë rrugën e fshatit.
Pjesë e axhendës së Edi Ramës, janë edhe inspektimi i punimeve në sheshin “Cerçiz Topulli” në Gjirokastër dhe investimi për rrjetin e ri të muzeumeve. Në fund të vizitës së tij në këtë Qark, kryeministri do të drekojë në një bujtinë në fshatin Labovë e Kryqit, e mbështetur me fonde nga AZHBR.
Diskutime rreth kësaj post