Ngjalli reagime të shumta një postim i reperit Noizy në profilin e tij në Instagram ku deklaronte se studentët duhet të dialogonin me kryeministrin Edi Rama.
Më pas reperi u detyrua të fshinte postimin dhe të bënte me dije se nuk është me asnjë parti politike, por se i mbështet studentët në kauzën e tyre.
Në lidhje me deklaratën e bujshme, kanë reaguar shumë personazhe të estradës shqiptare, por nuk kanë munguar as ata të politikës.
Eduard Ndocaj, kandidat për Bashkinë e Lezhës, i njohur ndryshe si deputeti kaubojs, ka ironizuar reperin me një video nga shkolla e Oroshit. Ai i përmend Ramën dhe Veliajn.
“Noizy i tallavasë me 5 vjeçare u jep mend mbi 10 mijë studentëve që s’kanë lekë për të mbaruar studimet dhe i bashkohet velinës dhe bandës së edvinit me paturpësinë më të madhe,” shkruan Ndocaj.
Video:
Diskutime rreth kësaj post