Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar takime me drejtuesit e grupit parlamentar të PD dhe të PS, përkatësisht Alfred Rushaj dhe Taulant Balla.
Ky takim vjen përpara mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, ku pritet të diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket zgjatjes së mandatit të Vettingut dhe reformën zgjedhore.
Megjithëse nuk ka një informacion zyrtar mbi temat e diskutuara mes diplomates amerikane dhe drejtuesve të Grupeve Parlamentare, mendohet se në qendër të tyre, ka qenë pikërisht nisma e propozuar nga PS për zgjatjen e afateve të Organeve të Vetting.
Diskutime rreth kësaj post