Seanca që ishte parashikuar të mbahej sot për rishikimin e masës së sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar është shtyrë.
Por, pavarësisht kësaj mësohet se një prej e mirë e tyre do të hetohen në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, përveç disave.
Mësohet se për 11 të ndaluar Prokuroria e Kukësit ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për 7 të tjerë masën ‘detyrim paraqitje’ dhe për 5 të tjerë masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Ndërkohë në burg pritet të lihen personat që kanë dhunuar sportelet ku paguhej tarifa.
Burime thonë po ashtu se arrest me burg do të jepet edhe për personat e evidentuar me precedent penal.
Diskutime rreth kësaj post