Profesori universitar Blerim Latifi, ka folur për Gjon Muharremajn, të riun shqiptar që pushtoi skenën e Eurovisionit këtë vit.
Me babanë nga Kosova dhe nënën nga Tirana, Gjoni përfaqësoi shtetin e Zvicrën duke dalë i pari sipas votave të jurisë.
Latifi nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se si mund të ndjekin këtë shembull suksesi familjet shqiptare.
“Jepuni fëmijëve një edukim me vlerat e shqiptarisë dhe rrugët e suksesit të tyre në Perëndim do t’u hapen me patjeter! Sepse shqiptaria është Ëndrra e Madhe e rilindasve për ta parë kombin shqiptar pjesë integrale të Civilizimit perëndimor. Një ëndërr që brezi ynë ka për mision ta bëj realitet”, – shkroi Latifi nw Facebook.
Shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:
“E dëgjova një intervistë të yllit të ri të muzikës, Gjon Muharremajt. Djali i rritur në një familje të lidhur fort me vlerat kombëtare shqiptare. Çfarë mund të mësojnë familjet shqiptare nga shembulli i tij? Jepuni fëmijëve një edukim me vlerat e shqiptarisë dhe rrugët e suksesit të tyre në Perëndim do t’u hapen me patjeter! Sepse shqiptaria është Ëndrra e Madhe e rilindasve për ta parë kombin shqiptar pjesë integrale të Civilizimit perëndimor. Një ëndërr që brezi ynë ka për mision ta bëj realitet.” – shkruan ai.
Gjon Muharremaj, do të merrte emrin artistik Gjon’s Tears dhe ky emër, jo pa qëllim.
Gjyshi i tij, një njëri me të cilin Gjoni është shumë i lidhur, qau herën e parë që dëgjoi nipin duke interpretuar këngën e Elvis Presleyt, “Can’t Help Falling In Love With You”
			
			






                
Diskutime rreth kësaj post