Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar ashpër për përjashtimin nga gara të Ibsen Elezit. Sipas Goxhajt, ai ka kontributet e veta në PD, por Basha ka vendosur ta përjashtojë për biografi të keqe.
Postimi i plotë
“PARTIA KOMUNISTO DEMORKATIKE E UDHËHEQËSIT TË LAVDISHËM LYLI BASHA PËRJASHTON IBSEN ELEZIN E LINDUR NË INTERNIM, PINJOLL I FAMILJES SË ISUF ELEZI PËR SHKAK TË BIOGRAFISË SË KEQE
Siç e mësuat, Partia Komunisto-Demokratike e drejtuar nga Udhëheqësi i Lavdishëm që të çon nga fitorja në fitorje, që do shpëtonte shqiptarët nga Komunisti Rama, ka përjashtuar Ibsen Elezi i cili ishte i vetmi që artikuloi Sorosin si rrezik në PD në 2018 në Kuvendin Kombëtar të PD dhe se paralajmëroi humbjen nëse nuk pastrohej Partia nga Sorosi dhe komunistët dhe vendosej demokracia e brendshme si hap i parë për të kërkuar demokratizimin e Shqipërisë
Sps Ibsen Elezi paralajmëroi humbjen e PD që në 2018 duke mbajtur kështu qëndrim antiparti. Sipas statutit të PD çdo anëtar la të drejtën të zgjidhet dhe të zgjedhë por siç ka thënë George Orwell te Ferma e kafshëve: TË GJITHË KAFSHËT JANË TË BARABARTA POR DISA KAFSHË (SI DERRAT PSH) JANË MË TË BARABARTË SE TË TJERËT” – shkruan Goxhaj.
Diskutime rreth kësaj post