Policia publikoi sot një listë me 25 persona të proceduar penalisht, të cilët dyshohet se kanë prishur qetësinë publike ose gjatë protestës.Mes tyre është edhe Luan Myrtaj, student i Universitetit Politeknik të Tiranës. Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai mohon akuzat e policisë.
“Unë sot nuk do jem fizikisht pranë studentëve, por mendjen e kam aty. Nëpër rrjet po shpërndahet një listë me intelektual (në të cilën figuroj dhe unë) për të cilët qenka bërë një kallëzim penal në kuadër të protestës të studentëve. Si çdo gjë e stisur duhet marrë me sportivitet”, shkruan ai.
Në listë ishin edhe disa figura të njohura publike si profesori Edmond Tupja apo edhe këngëtari Robert Aliaj.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:
Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj.
Dhe aktivistet politike Gaetano Doci dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD).
Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.
Policia deklaron se pop punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.
Diskutime rreth kësaj post