Ish-drejtori i ALUIZN-it Durrës, Flamur Gjuzi,
është vënë në ndjekje penale pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Kandidati për deputet nga radhët e LSI-së, ka marrë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të komunikatave, që bëjnë fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më datë 27.03.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit F.GJ, E.P, S.B dhe N.I, vjeç 47, 31, 28 e 44, banues në Durrës, e cila ka vendosur masën “Detyrim paraqitje”. Nenet 248, 25 e 186/3 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post