Countdown-it i erdhi fundi, në orën 21:00 starton kampionati europian i futbollit. Përball do të vendoset Turqia dhe Italia, ku këta të fundit janë favorit për ta nisur këtë kampionat me rezultat pozitiv por Turqia nuk mbetet pas.
Pritet të jetë një ndeshje ku spektakli nuk do të mungojë. Italia e cila ka mjaft tifozë dhe në vendin tonë të cilët e presin me padurim kët ndeshje pas zhgënjimit në kampionatin e kaluar ku nuk morën pjesë. Lajmet pozitive nuk mbarojnë këtu pasi në stadium do të lejohen deri në 23309 mijë tifozë për ta ndjekur sfidën dhe duke përjetuar drejt për së drejti emocionet që vetëm ky kompeticion ti ofron .
Formacionet zyrtare me të cilat ekipet do të zbresin në fushën e lojes janë:
Italia: 4-3-3 Donnaruma, Spinazzola, Chiellini, Bonucci,Florenzi,Jorghino,Locatelli,Barella,Insigne,Immobile,Berardi.
Turqia: 4-1-4-1 Cakir, Celik, Demiral, Soyuncu, Meras, Yokuslu, Karaman, Tufan, Yazici, Calhanoglu, Yilmaz./Lajme.al.
Diskutime rreth kësaj post