Takimi i paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të mbahet. Planeve u dha fund Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë me publikimin e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Ministri Pandeli Majko tregoi situatën aktuale në Kosovë dhe vështirësitë që ajo ndodhet aktualisht, por edhe sfidat që e presin në të ardhmen.
“Janë goditur institucioni i presidentit të Kosovës është goditur një nga drejtuesit kryesor të partive politike dhe kjo nuk është një çështje që do të kalojë pa pasoja. Është herët të thuash dhe të diskutosh pasojat në planin afatmesëm apo afatgjatë, është thjesht një fillim, por Kosova është e para. Ajo që ne duhet të jemi më të kujdesshëm.
Për Kosovën po vijnë kohë të vështira, shumë të komplikuara që do të jenë rajonale, të një mënyre se si do të prodhojë politikë Prishtina zyrtare, që Prishtina zyrtare të mos kthehet në nënprodukt të askujt por të prodhojë cilësitë e veta. Dhe padiskutim të shkëputet nga frekuenca që e ardhmja e Kosovës lidhet vetëm me dialogun. Po të shkoje në Prishtinë para se të ndodhte kjo, të thoshin mirëmëngjes dhe fillonin flisnin për dialogun me Beogradin. Mendoj që kjo duhet të rishikojë disa momente të cilat do të jenë në vlerësimin e elitës politike dhe institucionale të Kosovës”, u shpreh ministri.
Diskutime rreth kësaj post