E kemi rrethuar me shigjeta ciklonin tonë “bukurosh” për të treguar për rëndësinë e madhe që ka ky ciklon për reshje atmosferike në rajonin tonë. Pozicionimi i duhur i ciklonit dhe masës ajrore me origjinë polare do të na sjellë fillimisht reshje të dendura shiu. Kur cikloni me frontin janë duke ardhur nga perëndimi para nesh kemi rryma të ngrohta ajrore, ndërsa kur cikloni na parakalon dhe fillon të shkojë drejtë lindjes, por njëkohësisht qendrën e tij e kemi shumë afër atëherë kjo gjendja ideale për uljen e temperaturave, fillimin e erërave veriore dhe reshjeve të shiut/borës.
E kemi lajmëruar këtë front dhe ciklon po thuajse para një jave (para të gjithë celularëve dhe burimeve tjera) sepse vërejtëm që sinjali ishte shumë i fortë edhe dhe rrezikuam me një parashikim mjaft afatgjatë.
Sidoqoftë, rëndësia më e madhe e këtij cikloni është se do të ndikojë sadopak në zbutjen e thatësisë ekstreme që ka përfshirë shumë rajone në territoret tona. Reshjet do të jenë mjaft të dendura herë pas here dhe jashtëzakonisht të mirëseardhura. Po ashtu kur fillojnë e reshjet e borës ato do të jenë jashtëzakonisht estetike, me pamje të bukura për syrin tonë ngase nuk do të jetë shumë ftohtë dhe po ashtu në disa ultësira mund të jenë të përziera me shi. Dhe për këtë më së shumti do të gëzohen fëmijët.
Në fund të theksojmë se edhe kjo borë nuk do të jetë e qëndrueshme ngase nga java tjetër do të fillojnë përsëri të fryjnë erëra të ngrohta nga jugu për shkak të mega-ciklonit i cili pritet të depërtojë në Britaninë e Madhe dhe Evropë dhe ky mega-ciklon do të ketë impakt të madh në tërë Kontinentin, prandaj shfrytëzoni këtë fundjavë për tu kënaqur me zbavitjet që ofrojnë reshjet e dendura të borës, sepse pastaj shpejt pason shkrirja e saj sidomos nëpër ultësira. Në viset kodrinore-malore priten reshje mjaft të dendura bore dhe krijimi i shtresave të solide./Meteoballkan
Diskutime rreth kësaj post