Sekretari për marrëdhëniet me mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, ka komentuar situatën politike në vend.
Ajo theksoi se është gjë e mirë që PD vjen me amendamentet e saj dhe bëhet pjesë e ‘lojës politike’. Ish-deputeti pohoi gjithashtu se debati në Këshillin Politik është normal pasi të gjitha palët në proces bëjnë taktikat e tyre politike por në fund i mbetet parlamentit të thotë fjalën e fundit.
“Kjo do të thotë që të gjitha palët politike në tryezë, si dhe të gjithë aktorët politik brenda parlamentit janë natyrshëm pjesë e një debati që do të çojë në miratimin e drafteve për Kodin e ri Zgjedhor. Askush nuk është i përjashtuar askush nuk ka qenë i përjashtuar të gjithë janë të ftuar.
Ka qasje të ndryshme palësh, ka taktika politike, ka vendosje para fakteve të kryer, ka kundërshtime apo paraqitje të opsioneve në minutat e fundit, gjithsesi janë pjesë e lojës politike dhe janë të mirëpritura. Në fund është parlamenti ai i cili do të marrë vendimin përfundimtar.
Më në fund ata erdhën në qëndrimet e Partisë Socialiste, dikur kundërshtonin amendamentet për ndryshimet kushtetuese të propozuar nga socialistët, ndërsa sot kanë sjellë amendamentin e tyre.
Ky ka qenë qëllimi jo vetëm i Partisë Socialiste por edhe i partnerëve ndërkombëtarë, ku të gjitha palët përtej marrëveshjes së 5 Qershorit të jenë pjesë e këtij debati dhe këtij procesi. E rëndësishme është që të gjitha palët janë pjesëmarrëse në këtë proces”, tha Peza për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post