Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç është duke mbajtur një fjalim nga foltorja e Kuvendit ku ka shprehur mirënjohjen e saj të madhe për ata shqiptarë që në kohen e luftës u bashkuan me ushtrinë kroate duke sakrifikuar edhe jetën.
“Më besoni, Kroacia nuk harron”, tha nga foltorja e Kuvendit Kitaroviç.
“Mirënjohje për parlamentin që më ka bërë këtë ftesë e më ka dhënë mundësinë t’ju përshëndes me këtë vizitë zyrtare, të dy vendet tona janë të lidhura me detin Adriatik por edhe me dicka më të fortë: Shqipëria ka qenë vendi ynë mik, gjatë luftës, shumë shqiptarë u bënë pjesë e forcave kroate dhe luftuan për lirimin e Kroacisë, shumë shqiptarë sakrifikuan jetën për Kroacinë dhe Kroacia më besoni nuk harron. Shqiptarët janë tërësisht të integruar dhe janë anëtarë të respektuar të shoqërisë kroate. Duke vazhduar dhe kontributin e tyre në përforcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kroaci”, u shpreh presidentja kroate duke u ndalur te pakicat shqiptare që jetojnë në Kroaci.
“Mënyra si e duan e respektojnë Kroacinë duke qenë në të njëjtën kohë shqiptarë patriotë është një shembull i përkryer. Nënë Tereza një misionere me origjinë shqiptare ka qenë aktive në 133 vende në gjithë botën përfshirë këtu edhe Kroacinë, ajo u ndikua shumë edhe nga prifti kroat, në Indi punoi gjithashtu me një prif kroat dhe Zagrebi e ka ndëruar me titullin qytetare e nderit”, tha më tej në fjalën e saj Presidentja kroate.
Diskutime rreth kësaj post