Ditën e sotme në një konferencë për mediat presidenti Ilir Meta njoftoi se më 2 mars do organizojë një tubim popullor në bulevard. Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar gazetari Mero Baze ku shkruan “herën e kaluar njoftoi se do ta niste më 8 Dhjetor dhe më 26 Nëntor ra tërmeti që ja anuloi, pra me këtë llogari i bie të kemi tërmet më 23 shkurt”.
Postimi i Mero Bazes
Ilir Meta lajmëroi se më 2 Mars do nis revolucionin kundër qeverisë në Bulevard. Për një gjë duhet marrë seriozisht. Herën e kaluar njoftoi se do ta niste më 8 Dhjetor dhe më 26 Nëntër ra tërmeti që ja anuloi. Me këtë llogari i bie të kemi tërmet më 23 shkurt. Po shpëtuam nga tërmeti, që shoqëron gjithnjë revolucionet e tij, barikadat i kemi më lehtë. Pra tre ditë është frika se mos bjerë tërmet.
Diskutime rreth kësaj post