• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti në alarm nga ngritja e BKH, kërkon trazira politike për të rrëzuar qeverinë, shton sulmet për t’u ngritur kundër Ramës

17 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka intensifikuar lëvizjet dhe thirrjet për të rikthyer trazirat politike. Edhe pse ka dekretuar tashmë datën e zgjedhjeve, Meta nga dita në ditë bën thirrje për rrëzimin e qeverisë.

Interesant është fakti se thirrjet e Metës janë shtuar pas marrjes së detyrës nga kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë sinjale se, nëse ngrihet BKH nuk do të ketë më të paprekshëm dhe si duket presidenti prandaj kërkon përplasje politike. Ndërkohë ditën e djeshme presidenti Meta ka kujtuar Konferencën e Pezës, ku me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë dhe thirrjet për përmbysje. Meta ka shkruar se Konferenca e Pezës është sot më aktuale se kurrë dhe ka bërë thirrje për bashkim kundër asaj që ai e quan pushtimi i ri nga një sekt oligarkësh.

“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha! Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar. Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë. Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë”, – ka shkruar presidenti Ilir Meta sa i takon Konferencës së Pezës.

Por kjo nuk është hera e vetme që presidenti ka reaguar ashpër ditët e fundit, duke bërë thirrje për përmbysje dhe largim të qeverisë. Gjatë javëve të fundit ai është rikthyer në sferën politike me reagime të shumta, ku mes të tjerash ka sulmuar dhe akuzuar qeverinë. Të martën ai bëri një reagim sa u takon zgjedhjeve. Meta i bëri thirrje Këshillit Politik që të realizojë sa më shpejt ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Por sigurisht ai nuk la pa theksuar kërkesën e opozitës, duke thënë se nuk duhet refuzuar.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit. Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, – është shprehur Meta.

Paraardhëse

“DASH e ka vlerësuar pozitivisht”, kryeministri Rama jep lajmin e mirë për Shqipërinë (VIDEO)

Pasardhëse

Edi Rama rikthen në skenë Fatos Nanon për të siguruar mandatin e tretë, vihet në lëvizje për të mobilizuar të majtët dhe bindur të zhgënjyerit

Pasardhëse

Edi Rama rikthen në skenë Fatos Nanon për të siguruar mandatin e tretë, vihet në lëvizje për të mobilizuar të majtët dhe bindur të zhgënjyerit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.