Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar këngën e 2 artistëve zviceranë kushtuar shembjes së Teatrit Kombëtar. Marco e Dario Zappa, dy muzikantë nga Zvicra, që prej vitesh janë të pranishëm me koncertet e tyre ne Shqipëri dhe në Ballkan, nuk kanë ndenjur dot indiferentë përball kësaj ngjarje.
Ata i kushtuan një këngë teatrit dhe shembjes së tij me një muzikë dhe tekst prekës, duke përdorur edhe fjalë shqip.
Nisur nga kjo këngë Meta lëshon kushtrimin që të zgjohen të gjithë dhe të krijojnë një front për rivendosjen sipas tij të demokraci
Postimi i plotë:
“Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.
Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË.
ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?
E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!
Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?
Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti
Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?
Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm
Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.
Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.
Përse? Përse? Përse?
Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën …
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushtet
Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?
Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar
Fikët një qiri
Që jepte dritë…
Që i jepte dritë qytetit
Përse? Përse? Përse?
E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri
Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte
Fikët një qiri
Fikët një flakë!
Që na jepte jetë të gjithëve … ne!” – ka shkruar Meta.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post