Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për “Zhvillimin Rajonal” dhe Kohezionin. Vetëm 2 deputetë e mbështetën këtë dekret ndërsa 14 të tjerë votuan kundër.
Pas rrëzimit në këtë komision, ligji tashmë kalon në seancë plenare. Ky ligj e ndan Shqipërinë në 4 rajone.
Ndërkohë Presidenti Meta e ktheu ligjin në 14 gusht, me argumentin se “ky ligj, me përmbajtjen e miratuar, nuk mund të bëhet kurrsesi pjesë e legjislacionit të Republikës së Shqipërisë”.
“Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, bie hapur ndesh me disa dispozita të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me parashikimet e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, – theksoi Presidenti.
Diskutime rreth kësaj post