Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka dalë mëngjesin e sotëm me një mesazh urimi për festën e fëmijëve, 1 Qershorin. Meta shkruan se nuk duhet të dorëzohemi në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe për të ndërtuar një Shqipëri të vërtetë europiane.
Gjithashtu Meta vë theksin që të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo vetëm me fjalë.
“Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!
Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane!
Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë!”, – shkruan Presidenti Meta.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post