Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ligjin e ri për sektorin e energjisë elektrike. Presidenti shprehet se në këtë ligj janë reflektuar rekomandimet e dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, për realizimin e plotë të autonomisë së OST-së.
“Presidenti i Republikës Sh.T. Z. Ilir Meta, me Dekretin nr. 11506, datë 08.06.2020, ka shpallur ligjin nr. 61/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, ‘Për sektorin e energjisë elektrike’, të ndryshuar”. Ky ligj ka reflektuar rekomandimet e dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, për realizimin e plotë të autonomisë së OST-së”, – shkruan Meta.
Po çfarë parashikon ky ligj? Ky ligj u iniciua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me qëllim realizimin e rekomandimeve të dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Këto rekomandime janë reflektuar edhe në Vendimin e Entit Rregullator të Energjisë. Qëllimi i këtij projektligji është realizimi i plotë i autonomisë së OST-së dhe ndarjes së OSHEE-së.
Diskutime rreth kësaj post