Me anë të një njoftimi zyrtar Presidenca bën me dije se në datën 3 dhjetor do të organizojë procedurën për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Anëtarët e KED-së zgjidhen çdo vit.
Njoftimi i Presidencës:
“Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2022.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS ORGANIZON HEDHJEN E SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (KED) NË DATË 3 DHJETOR 2021, ORA 11:00
Presidenti Republikës, në mbështetjetë:
– nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
– nenit 221 tëligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar;me Vendimin nr.419,datë 24.11.2021, ka vendosur që:
Ditën e premte, datë 3dhjetor 2021, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin ePresidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, icili do të funksionojë përgjatë vitit 2022.”-thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post