• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Presidenti gjerman liron nga detyra qeverinë Merkel, DW zbardh detajet e rëndësishme

28 October, 2021
në Botë, Kryesore
0
83
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me falënderime dhe lëvdata, Presidenti Gjerman Steinmeier, e liroi nga detyra qeverinë Merkel. Steinmeier i shprehu kancelares gjermane Angela Merkel dhe qeverisë së saj respektin dhe falënderimet e tij për për punën e tyre në këto katër vite. Përfundoi një “periudhë kancelarore që mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë e kësaj republike”, tha Steinmeier në Berlin me rastin e lirimit të Merkelit dhe ministrave së saj. Më parë ai i kishte kërkuar kabinetit Merkel që të qendronte në detyrë, me kompetenca ekzekutive, derisa të zgjidhej një qeveri e re. Mandati i tyre përfundoi me konstituimin e Bundestagut, gjatë paradites së të martës.

Pandemia e koronës dhe polarizimi si probleme

“Të thuash se legjislatura e mëparshme ishte ‘sfidë’ për qeverinë, kjo nuk i afrohet të vërtetës mbi detyrat që duheshin kryer,” tha Steinmeier duke pasur parasysh sfidën e përballimit të pandemisë së koronavirusit. Në përgjithësi, demokracia kërkon “një ekuilibër të vazhdueshëm interesash”. Por ruajtja e ekuilibrit në këto kohë ishte veçanërisht e vështirë, tha Steinmeier.

Steinmeier e lëvdoi në mënyrë të veçantë edhe punën e Merkelit në 16 vitet e qeverisjes së saj. Kancelaria juaj ishte “mbrujtëse për vendin tonë të ribashkuar dhe për imazhin e vendit tonë në botë” dhe ishte “mbrujtëse edhe për një brez të tërë të rejash dhe të rinjsh, për të cilët ju jeni shembull i një forme të re, shumë unike të udhëheqjes”, theksoi Steinmeier.

Kriza të shumta

Ishte një kohë “që nuk vuante nga mungesa e krizave”, tha Steinmeier, duke iu referuar krizës financiare dhe ekonomike, krizës së euros, më pas krizës së refugjatëve dhe migracionit dhe në fund krizës së koronavirusit. Ai tha se qeverisja e kancelares kishte sjellë “respektin, vlerësimin dhe madje edhe simpatinë për vendin tonë”, në Evropë dhe në botë.

Por, mbi të gjitha, ju fituat besimin e qytetarëve të vendit tonë”, theksoi presidenti federal. “Vendimet tuaja përçonin siguri dhe përkushtim.” Steinmeier vlerësoi guximin e Merkelit, “në kohën kur refugjatët nga Siria kërkonin mbrojtje nga ne, për të marrë përgjegjësinë” dhe rolin e saj si “ndërmjetëse” në Bashkimin Evropian./ DW

Paraardhëse

PS përgatitet për zgjedhje vendore, Gjiknuri mbledh krerët e degëve dhe kërkon të jenë në gatishmëri

Pasardhëse

“Për SHBA-në, Sali Berisha është si Bin Laden”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Pasardhëse

“Për SHBA-në, Sali Berisha është si Bin Laden”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

Nga lajme6
27 September, 2026
0

🇦🇹⚽🇽🇰 AUSTRI – KOSOVË Një përballje interesante po afron! Austria dhe Kosova do të matin forcat në një ndeshje ku...

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026

LAJMI I FUNDIT: Një tërmet i fuqishem tronditi vendin

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.