• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj, i ftuar si folës nderi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Ballkani Perëndimor është hapi i radhës strategjik për Europën

27 May, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mbajti një fjalim të rëndësishëm në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në kuadër të diskutimit “Sfidat e Dayton-it për integrimin në BE”.

Në fjalën e tij si i ftuar nderi, presidenti Begaj vlerësoi rolin e NATO-s si një aleancë politike, ushtarake dhe morale që garanton siguri dhe stabilitet në Evropë dhe më gjerë.

Ai tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009, ishte një kthesë historike që e vendosi vendin në zemër të familjes euroatlantike.

“Shqipëria ka rritur buxhetin për mbrojtjen, po investon në infrastrukturën ushtarake dhe po rijetëson industrinë e saj të mbrojtjes”, tha Presidenti, duke nënvizuar angazhimin e vendit për të kontribuar në sigurinë evropiane dhe për të përmbushur detyrimet e saj si aleate.

Duke reflektuar mbi 30-vjetorin e Marrëveshjes së Dayton-it, Presidenti tha se paqja është e brishtë dhe kërkon përkushtim të vazhdueshëm politik, diplomatik dhe ushtarak.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është një kapitull i mbyllur i Evropës, por një hap i radhës strategjik për të.

“Integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian nuk është çështje gjeografie, por çështje besueshmërie, kohezioni dhe vizioni strategjik”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai shtoi se Shqipëria është krenare për partneritetin me SHBA dhe për rolin e saj si vend kandidat për anëtarësim në BE.

Presidenti solli në vëmendje edhe realitetin e Kosovës si shtet i pavarur, falë vendimeve të guximshme ndërkombëtare në një moment kritik, ndërsa paralajmëroi se paqja në rajon duhet mbrojtur çdo ditë nga zërat që e tërheqin drejt së kaluarës.

Në përfundim, Presidenti theksoi se ajo që i duhet Ballkanit, është një prani e qëndrueshme strategjike e SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, si dhe një vizion i qartë për përballimin e sfidave, forcimin e demokracisë dhe përshpejtimin e integrimit euroatlantik.

Paraardhëse

Një shuplakë nga gruaja e tij? Macron reagon pas videos virale: Unë dhe gruaja ime…

Pasardhëse

PD ankimon rezultatin në Korçë, kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në këtë qark

Pasardhëse

PD ankimon rezultatin në Korçë, kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në këtë qark

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.