• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Bajram Begaj i jep nënshtetësinë shqiptare Dua Lipës

27 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën.

Presidenti priti sot artisten me famë botërore Dua Lipa, ku e vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Presidenti Begaj.

Një yll i muzikës botërore tashmë, Dua Lipa, lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova.

Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Talenti i lindur dhe përkushtimi për botën e muzikës dhe artit, e ndihmoi të ngjiste me guxim dhe vendosmëri shkallët e karrierës artistike që në moshë të re.

Tashmë ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.

Ndjeshmëria e saj për çështjet sociale në vende të ndryshme të botës e ka angazhuar Dua Lipën në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve.

Pas 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, Lipa u kërkoi adhuruesve të saj mbështetje dhe donacione si dhe organizoi një fushatë të mbledhjeve të fondeve bashkë me stilistë shqiptarë, të ardhurat e të cilës shkuan për familjet në nevojë .

Paraardhëse

Kënga Magjike shkon përtej kufijve: Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut komunikon live me Arditin në festival, djali i tij një prej konkurrentëve

Pasardhëse

Genc Sejko prek me fjalët: Dua Lipa refuzoi botërorin e Katarit, sepse mendonte ose i treguan që aty shkelen të drejtat e njeriut, a i kanë treguar se Shqipëria është e varfër por më shumë se kaq është e vjedhur, a e din ajo që të rinjtë largohen nga atdheu?

Pasardhëse

Genc Sejko prek me fjalët: Dua Lipa refuzoi botërorin e Katarit, sepse mendonte ose i treguan që aty shkelen të drejtat e njeriut, a i kanë treguar se Shqipëria është e varfër por më shumë se kaq është e vjedhur, a e din ajo që të rinjtë largohen nga atdheu?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shpati lidhet me modelen e njohur pas daljes nga BBV

Nga lajme4
26 March, 2023
0

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Shpat Kërleshi, ,e la shtëpinë dy javë më parë, megjithatë vazhdon të jetë prezent në...

Kush janë 5 deputetët të PD bojkotuan votimin për Bejkon si kandidat për Tiranën

26 March, 2023

Olta e thotë troç: Për Luizin kam afeksion

26 March, 2023

Njohja e tyre filloi jashtë, Luizi dhe Jori çudisin me deklaratat

26 March, 2023

Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh kandidatin për Tiranën

26 March, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.