Menjëherë pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend, Kodin e ri Zgjedhor, ka ardhur edhe reagimi i parë nga mazhoranca. Ka qenë numri 2 i PS, Taulant Balla i cili është shprehur i bindur se PS i ka votat për ta kaluar në Kuvend ligjin për ndryshimet në kodin Zgjedhor.
“Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do por të zgjedhë edhe listën e kandidateve qe do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë. Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetaret nuk do të kenë një votë por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti”, – tha Balla nga Elbasani.
Diskutime rreth kësaj post