I janë vënë prangat Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. ABC mëson se Llalla është arrestuar në Romë të Italisë, ku prej disa muajsh dyshohet se i fshihej Drejtësisë shqiptare.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, është dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 2 vjet heqje lirie si dhe 5 vjet përjashtim nga postet publike. Llallës i janë sekuestruar edhe pasuritë që i fitoi nga aktiviteti i tij.
Dënimi për Llallën është dhënë nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të përfundojë në qeli.
Më herët nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Llalla apeloi dënimin megjithatë ish-kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar.
SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e tij, në zyrën e Interpolit menjëherë pasi policia dorëzoi raportin për mos gjetjen e tij në banesë apo vende te tjera ku mendohej se ishte.
Diskutime rreth kësaj post