Suedia po vë në dyshim bllokimin e munguar për të përmbajtur pandeminë e koronavirusit. Në një intervistë radiofonike, epidemiologu që sugjeroi strategjinë e butë të adoptuar nga qeveria e Stokholmit, Anders Tegnell pranoi se kanë vdekur shumë njerëz për shkak të Covid-19.
Në vendin skandinav, me një popullsi prej rreth 10 milionë banorësh, pandemia ua ka marrë jetën 4542 personave. Vetëm sot janë regjistruar 2214 raste të reja, për një total prej mbi 40 mijë të prekurish dhe 74 viktima.
Një “mea culpa” ndoshta tepër e vonuar ajo suedeze. Vendi skandinav vetëm dy javë më parë kishte kaluar Britaninë, Italinë dhe Belgjinën për nivelin më të lartë të vdekshmërisë për frymë prej koronavirusin në botë.
Një situatë aq dramatike sa për të bindur Norvegjinë dhe Danimarkën të rihapin lëvizjet turistike midis vendeve duke filluar nga 15 qershori, por duke mbajtur kufizime për suedezët.
Diskutime rreth kësaj post