Në këto momente një furgon pasagjerësh është marrë nga rrjedha e lumit Vjosë në qytetin e Vlorës.
Kjo ngjarja po ndodh në Selenicë në zonën e quajtur Bishti i Malit.
Drejt vendngjarjes është nisur edhe një helikopter për të shkuar në ndihmë të personave të bllokuar brenda furgonit.
FA po dërgon helikopterin në ndihmë të pasagjerëve
Reshje e dendura të shiut kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe të rrëmbejnë çfarë gjejnë përpara.
Një furgon pasagjerësh është marrë nga rrjedhja e lumit Shushicë vetëm pak minuta më parë në Selenicë. Pasagjerët që ndodhen në të janë në rrezik për jetën, ndërsa raportohet se kanë hipur në çatinë e furgonit presin ndihmë.
Mësohet se Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një helikopter për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve të cilët ndodhen në furgon të bllokuar nga lumi.
Diskutime rreth kësaj post