Kryeministri Edi Rama theksoi se nga sot do të nisë puna në terren për “Durrës Yacht & Marina”. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për nisjen e punës, ku ishte i pranishëm dhe investitori arab, Mohammed Alabbar, Rama tha se ky investim do të jetë një lokomotivë në ekonominë shqiptare.
“Durrës Yacht & Marina” hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik por dhe si një konkurrent në një treg më të gjerë se ai shqiptar, që do të ofrojë jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme por punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirë paguara për shumëkënd që nuk do të ketë më asnjë arsye nëse do realisht të punojë, që ta shohë të ardhmen jashtë vendit.
Durrës Marina do të sjellë mbrapa në vendin e tyre njerëz jo vetëm nga Durrësi por dhe nga vende të tjera për të punuar në Shqipëri. Pikërisht për këtë ambicie Durrës Marina do të duhet të bëjë realitet të gjitha këto që sot ne i dimë nga konkluzionet logjike për investimin më të madh në historinë e vendit tonë dhe të rajonit. Deri dje shumëkush thoshte shikoni Maqedoninë, ku janë investimet. Ky investim vjen jo nga qielli por si rezultat i një baze të re të një themeli të ri për Shqipërinë turistike. Një vend që krijon besim, dhe shfaq një potencial të jashtëzakonshëm.
E fundit që kam është modeli i ri i zhvillimit për nga aspekti i qëndrueshmërisë në raport me mjedisin që sjell ky investim. Pak është folur për transformimin e vijës bregdetare që është ndodhur nga mbeturinat e anijeve. Ndërkohë që investimi do të transformojë të gjithë parametrat mjedisorë të një zone, që është një nga më ndotëset në zemër të qytetit. Investimi do të sjellë zgjidhje të reja për energjinë, për të garantuar energji të gjelbër përmes diellit dhe energji të lirë për ata që do të shfrytëzojnë investimin në aspektin e marrjes në zotërim të tyre, apartamenteve.
Por dhe për koston dhe shpenzimet e hotelerisë. Këtë do ta gëzojnë shqiptarët për impaktin por dhe për atë që do të ofrojë brenda për brenda sepse shqiptarët, janë më të interesuarit që të bëhen pjesë e kësaj zemre të re të Durrësit. Shqiptarët do të përfitojnë më shumë nga ky investim dhe do të krenohen nesër më shumë se të tjerët për këtë flamur të ri të ndryshimit që ngulet në gjithë unazën mesdhetare.“, tha kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post