• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Populli nuk ka të hajë, por Shkëlzeni gëzon këtë vilë…

11 January, 2016
në Dosje
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Disa vite më parë kur vajza e kryeministrit shqiptar deklaronte pasurinë dhe e justifikonte atë me “punën në Kosovë”, kolegë të saj punonjës të administratës ndërkombëtare në Prishtinë, u hidhnin kunja shqiptarëve në një forum online: “E dini si mund të bëhesh miliarder me rrogë? Duhet të kesh babanë kryeministër të Shqipërisë”.

Po nuk është vetëm Argita që i ka rregulluar punët e veta gjatë qeverisjes së babait të saj.

Shkëlzen Berisha i datëlindjes 27 shkurt 1979, emri i të cilit shfaqet në skandale nga më të rëndat gjatë këtyre viteve, bën gjithashtu një jetë luksoze, para së cilës as Suedia ku ai jetoi deri para riardhjes së babait të tij në pushtet, me sa duket nuk ia vlen më.

Në foton që shoqëron këtë shkrim shihet një vilë me përmasa kështjelle. Ndodhet në zonën e vilave që mund të shihet nga rruga Tiranë-Elbasan në ish-komunën e Farkës, tashmë e shkrirë me Tiranën.

Është një nga banesat e 36 vjeçarit Shkëlzen Berisha.

Dy vjet më pare kur dikush e përmendi këtë vilë, djali i ish-kryeministrit, zyrtarisht tha se vilën e ka me qera.

Sigurisht që ashtu si për ndonjë apartament gjithashtu luksoz pranë pallatit ku banon babai, “letrat janë gati për përgënjeshtrim” pavarësisht se ndonjë kompani telefonike do nënqeshte pas kësaj.

Edhe në rastin e kësaj vile, “letrat” dëshmojnë pronësinë e një biznesmen libanez që ka një sipërmarrje çimentoje në Shqipëri. “Letrat” flasin për qera diçka mbi 2000 euro në muaj. Ju duket shifër e kripur? Jo për të gjithë. Edhe sikur të paguhej vërtet, ajo nuk do ishte problem për fitimet e larta që djali i kryeministrit ka deklaruar se ka në aktivitetin e tij të çuditshëm si “ndërmjetës dhe konsulent”. Këto “profesione” shkruhen në deklaratat e pasurisë së Shkelzenit.

Kur Sali Berisha u bë kryeministër i vendit në 2005, deklarata e pasurisë së nënshkruar nga Shkëlzen Berisha paraqeste një situatë normale financiare, që i vinte më së shumti nga bashkëshortja me qëndrim në Suedi, duke patur vetëm 10 për qind të një apartamenti prej 100 metrash katrorë atje.

Në 2007 ai thoshte se jetonte në një shtëpi në Tiranë kundrejt qirasë dhe kësaj here krahas fitimeve nga studio e konsulencës ligjore shtoi të ardhurat nga puna si drejtues i zyrës juridike në një kompani që iu shit turqve.

Një vit më vonë ai do të deklaronte një rritje të ndjeshme të të ardhurave. E kështu me rradhë, vit pas viti, deklarimi i pasurisë shënoi shifra të reja. Të ardhurat ai i deklaron se i vijnë nga puna si “konsulent ligjor”. Dhe të mos harrojmë se këto janë vetëm ato që deklarohen vetë.

Emri i djalit të kryeministrit është përmendur në disa nga skandalet e viteve të fundit në Shqipëri. Implikimi më i rëndë është padyshim Gërdeci me të vrarët dhe të gjymtuarit e tij. Mes të cilëve edhe fëmijë. Më pas emri i Shkëlzenit do të dilte në aferën e tokave të Orikumit.

Zona ku ka marrë de jure supervilën “me qera” djali i kryeministrit është ndër më të lakmuarat në periferi të Tiranë, si për banim, ashtu edhe për të bërë biznes.

Kjo pjesë, dikur nën juridiksionin e komunës së Farkës, që drejtohej nga PD-ja u zhvillua veçanërisht pas ardhjes së Berishës si kryeministër në 2005.

Kur qeveria vendosi të hapë tenderin për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan (rreth 400 milionë euro) ra në sy një devijim nga projekti. Në afërsi të vendit ku janë këto vila dhe ku në atë kohë po përfundonte së ndërtuari qendra tregtare TEG, u shtua edhe një bypass.

Edhe aktualisht në këtë zonë të rrethuar me mure të larta dhe roje,  vijojnë punimet, shtesat, vilat e reja për milionerë të rinj, siç tregojnë këto foto të realizuara nga fotoreporteri i DITA-s, Klevis Janko.

Vila në fjalë ndodhet pranë vilës së ndërtuesit të kësaj zone bizniesmenit Samir Mane dhe është e vetmja që e konkurron atë për nga madhësia dhe luksi.

Në pjesën tjetër të këtyre vilave që kushtojnë nga 300 mijë në rreth 2 milion euro dhe më shumë, jetojnë politikanë, gjykatës, ministra, ish-ministra dhe disa kokrra të medias, kryesisht të njëjtët që blejnë me të njëjtat çmime të kripura edhe në fshatrat e ngjashëm turistikë në bregdet. / Dita /

Paraardhëse

Kush janë zyrtarët me pagat më të larta në Kosovë

Pasardhëse

Kadare e injoroi medaljen, këtë e pranon edhe presidenti

Pasardhëse

Kadare e injoroi medaljen, këtë e pranon edhe presidenti

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.