• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Pollo përplaset me ambasadorët Lu e Vlahutin

11 May, 2016
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbledhja e ambasadorëve të SHBA dhe BE, Donald Lu e Romana Vlahutin me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, është shoqëruar me debate.

Ka qenë deputeti i PD, Genc Pollo ai që e ka cilësuar presion nga ana e ambasadorëve, insistimin e tyre për miratimin e reformës në drejtësi.

Në përgjigje, Vlahutin i ka kujtuar ligjvënësve demokratë se nëse nuk miratohet reforma në drejtësi, atëherë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, do të bllokohet për të paktën 3 vjet.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu i cili ka theksuar se ambasadorët nuk do të kapërcejnë “vijën e kuqe”, por reforma në drejtësi është kryefjalë e të gjitha reformave për Shqipërinë.

Debatet në mbledhjen e ambasadorëve me PD

Romana Vlahutin: Detyrimi im është t’ju tregoj avancimin e Shqipërisë nga këndvështrimi europian. Ne kemi investuar kapital politik, para dhe ekspertizë në Shqipëri. Në rast se nuk do ketë ndërhyrje të thellë dhe të fortë në këtë reformë nuk mund ta ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e BE.

Donald Lu: Kam dëgjuar se keni filluar diskutimin mbi ardhjen tonë në mbledhje. Nuk do ketë kapërcim të ‘vijës së kuqe’. Prania ime është shprehje e rëndësisë së reformës, por jo urdhër…. Jemi të përgatitur për të qenë konstruktiv. Por duam edhe opozitë konstruktive. Kjo reformë të marrë miratim dhe të zbatohet. E vetmja pyetje është si do ta bëjmë? Duhet të ketë bashkëpunim të gjitha partive… OPDAT ka përgatitur një draft të mirë sipas rekomandimeve të Venecias.

Genc Pollo: Është e papranueshme ajo që kam lexuar në gazeta, se ambasadorët kanë deklaruar “se do të turpëroheni nëse nuk votoni tani reformën”. Kështu nuk pranohet, që t’i thuhet deputetit voto pa e lexuar. Trajtohet kjo reformë në mënyrë të pabesueshme. Po të kesh vërejtje për të, do të thotë se je hajdut, antievropian, antiamerikan…, etj.

Romana Vlahutin: Nëse nuk miratohet tani reforma në drejtësi, negociatat do bllokohen për të paktën tre vite. Unë nuk jam këtu t’ju them se si e bëni punën tuaj si ligjvënës, e vlerësoj rolin tuaj, por duhet t’ju them si e sheh BE këtë proces.

Paraardhëse

Veliaj protestë për pallatin te diga, Gjykata shtyn vendimin

Pasardhëse

E tepron Zogu i Tiranës, poston foto pornografike me të dashurën (+18 vjeç)

Pasardhëse

E tepron Zogu i Tiranës, poston foto pornografike me të dashurën (+18 vjeç)

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.