Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se nuk ka një argument të qëndrueshëm për veton e përdorur nga Franca për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai ka theksuar se mos vendimmarrja lidhet më shumë kontekste të brendshme.
“Teksa vija për këtu, më kishte shpëtuar dje por e lexoja tani një ‘Twitter’ të Wolfgang Ischinger, presidentit të konferencës së Munihut, i cili perifrazonte dy vendime të gabuara të marra pothuajse në të njëjtën kohë, Europës bashkë, përfshinte këtu dhe vendimin e SHBA-ve lidhur me tërheqjen e trupave nga Siria por rendiste po aq të rëndë dhe vendimin për të mos filluar bisedimet për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kurrë më parë në një rast të ngjashëm, edhe në historinë e re apo të vjetër të BE nuk kemi një numër kaq të madh qeverish, presidentë, kryeministra apo dhe përfaqësues të parlamenteve, kujtoj këtu deklaratën e djeshme të dy personaliteteve të nderuara të CDU/CSU që jo vetëm e rendisin si të gabuar por dhe një formë rebelimi teksa politikanë të shumtë të Europës janë rebeluar kundrejt kësaj vetoje të përdorur nga Franca, për të cilën nuk kam një argument të qëndrueshëm”, deklaroi Balla në News24.
Diskutime rreth kësaj post