70 mijë euro kesh dhe një automjet që vlen 100 mijë euro i janë sekuestruar ditën e sotme nga policia shtetasit Julian Sulo pasi dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.
Personi përgjegjës për këto pasuri njihet si Juli i Pashakos.Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për uniformat blu. Në datën 1 tetor të vitit 2017 ai u mor në pyetje si i dyshuar si një prej autorëve të një atentati që ndodhi në Lushnje, ku dy persona u ekzekutuan dhe dy të tjerë u plagosën.
Pas një kontrolli që policia ushtroi në banesën e tij në lidhje më këtë ngjarje, ai u vetë dorëzua dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Në 12 qershor të vitit 2016, Sula, u plagos 10 herë më thikë nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, por mundi të mbijetonte.
Në lidhje me aksionin e sotëm, 39-vjeçari akuzohet vetëm për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Diskutime rreth kësaj post