Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon ndjesë pas deklaratës në Parlament kundër deputetit Myslim Murrizi, të cilit i tha “polic ke qenë dhe polic do të mbetesh”.
Lleshaj deklaroi se kjo kishte të bënte me të shkuarën e Murrizit si polic financiar ndërsa shtoi se do ishte më mirë të mos e kishte përsëritur tre herë.
Pjesë nga intervista e Sandër Lleshajt në ABC:
Polic në ç’kuptim?
Ka lidhje me CV e personit që ka qenë pjesë e policisë. Ja thashë se ka qenë pjesë e policisë financiare.
Jeni penduar?
Kam kërkuar ndjesë por është keqkuptuar. Zotëria ka qenë pjesë e policisë financiare me një të shkuar. Unë e kam thënë që identifikohem me çdo punonjës policie. Publiku do shohë fytyrën time te çdo polic. U tha tre herë por nuk duhet të ishte thënë tre herë. E mira ishte të mos thuhej fare.
Diskutime rreth kësaj post