• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pogradec, ujërat e zeza të Linit derdhen në liqenin e Ohrit, Banorët: Rama s’mbajti premtimin për kanalizimet

18 June, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Kulturë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lini i Pogradecit vuan ende mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza edhe pse është ndër fshatrat turistik më të vizituar në vend. Siç tregojnë vendasit ujërat e zeza derdhen në liqen ose në gropa septike.

“Liqeni është i ndotur nga ujërat e zeza. Kur kemi qenë të vegjël laheshim në liqen tani s’lahemi dot”, tha një i moshuar.

“Ka qenë Rama para tre vitesh dhe i kam thënë: z.Kryeministër ujërat e zeza të Linit derdhen në liqen. Del nevoja përsipër, lahen hajvanët në liqen! Më tha do vendosim kolektorë. Asgjë nuk bëri! Fjalën e mirë, gurin në torbë”, tha një banor.

“Unë kam gropë septike ne shtëpi, por ka të tjere që i derdhin në liqen, prandaj kërkojmë të bëhen kanalizimet në gjithe fshatin se janë 120 familje këtu. A ka më turp, ja si është ky vend si Venecia”, tha një banore.

“A ka më turp, ujërat e zeza në liqen?! Ne’kemi ç’bëjmë se nuk kemi mundësi ekonomike t’i rregullojmë vetë. I bëjmë thirrje shtetit të vërë dorë, mos t’i mbyllë në bodrum ankesat e popullit”, tha një grua e moshuar.

Gafur Avdullari kryeplaku i fshatit Lin e përshkruan gjendjen “katastrofike”, teksa tregon dhe impaktin negativ tek turistët e huaj.

“Turistët janë të kënaqur me natyrën dhe mikpritjen, por kur dalin në liqen lebetiten”, tha Gafur Avdullari.

Projekti për shtrirjen e kanalizimeve është shtyre tre herë, teksa kanë marre premtimin e rradhës se punimet do fillojnë në shtator.

“Kryeministri premtoi se do të bëhen kanalizimet, por ende nuk janë bërë. Është shtyrë tre here projekti, tani na kanë dhënë se ndoshta nis puna në shtator. Po presim!”, shton kryeplaku i Linit.

Edhe zyrtarët e Bashkisë së Pogradecit jashtë kameras thanë per Report TV se investimi për kanalizimet e banesave pritet të kryhet brenda vjeshtës së këtij viti. Ndërsa hotelet dhe bujtinat në bazë të vendimit të qeverisë duhet të kryejnë investime për impiantet e përpunimit të ujrave të zeza me buxhetet e tyre. Në total në gjithë bashkinë e Pogradecit janë 120 subjekte që ushtrojnë aktivitetin në fushën e turizmit.

Paraardhëse

Ngjarje e frikshme në rrugën e Arbrit, shkëmbi bie mbi makinë, disa të plagosur

Pasardhëse

Sarandë: “Shpërthen” në flakë makina, spanjolli po udhëtonte me familjen

Pasardhëse

Sarandë: “Shpërthen” në flakë makina, spanjolli po udhëtonte me familjen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Dua Lipa drejt altarit! Këngëtarja më në fund e konfirmoi: Jam e fejuar

Nga lajme2
13 June, 2025
0

Dua Lipa dhe Callum Turner po shkojnë drejt altarit! Ylli i muzikës botërore, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa,...

Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës

13 June, 2025

Mira Murati i jep fund beqarisë! Dasmë sekrete në Toskanë por me motive tradicionale shqiptare

12 June, 2025

“Mos gabo me gruan”, Shpat Kasapi me një mesazh të fortë pas ndarjes

12 June, 2025

Bardhi e pranon hapur: Big Brother nuk ka qenë eksperienca ime më e mirë

12 June, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.