Ditën e sotme IKMT ka shkuar të prishë banesën e dy familjeve Llapaj dhe Dervishi në rrugën “Sami Frashëri”, përballë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në Tiranë.Dy familjet Llapaj dhe Dervishi, prej 22 vitesh janë sorollatur nëpër gjyqe, pasi pronën që e kanë blerë në 1993, por që kanë jetuar aty që prej 1953, po kërkon t’ua marri ish-pronari.Familjarët janë shfaqur në gjendje tepër të rënduar.
Ata janë shtrirë në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin, ndërsa dy prej grave iu ka rënë edhe të fikët.Ish-pronarët, trashëgimtarë të familjes Rizai e kanë gëzuar këtë pasuri deri në vitin 1939, kohë kur prona u sekuestrua në favor të Mbretërisë Shqiptare dhe në kundërshtim me ligjin, kërkojnë ta marrin sërish.Prej kohësh dy familjet kanë theksuar se ish-pronari ka gjetur mbështetjen e gjyqtarëve që kanë ndjekur çështjen, të cilët ata i kanë quajtur të korruptuar.
Njëra nga gratë e familjes ka thënë:
Shihini gjakprirësit. Neve fukarenjt po na nxjerrin jashtë. Kemi punuar 40 vjet moj, i kemi bërë me djersë. Jemi të rregullt me qeverinë me taksa me të gjitha.
“Vajza e familjes, që është edhe shtatzënë ka thënë në gjendje tepër të rënduar:
Ajo po më vdes ku të shkoj. Po pres të kem një tjetër. Shihni lotët e këtij fëmije.
Diskutime rreth kësaj post